Kreu i FRESSH Sarandë, Eri Sulo: Krenar për anëtarësimet e reja
FRESSH Sarandë festoi mbrëmjen e djeshme 29- vjetorin e krijimit të saj.
Me këtë rast këtij forumi ju shtuan dhe 29 të rinj të tjerë, në një ceremoni ku ishin të pranishëm drejtuesit politik të PS Sarandë.
Kreu i FRESSH Sarandë, Eri Sulo, shprehet i lumtur për anëtarësimet e reja
“Sëbashku me deputetin Alket Hyseni, Adin, Asafin dhe Linditën për të kremtuar 29 vite rrugëtim suksesi, për të bërë më të mirën për Shqipërinë. ??
Mbi 29 anëtarësime të reja për ditëlindjen e FRESSH. Ndihem i lumtur dhe krenar për këta të rinj që sot janë pjesë e familjes sonë dhe një ditë pjesë e vendimarrjes së vendit. ???”, shprehet Eri Sulo. /Sarandanews.com/