29 anëtarësime të reja, FRESSH Sarandë feston 29- vjetorin
FRESSH Sarandë ka festuar 29 vjetorin e krijimit të saj.
Për këtë në Sarandë është organizuar dhe një takim ku në mënyrë simbolike janë anëtarsuar 29 të rinj në FRESSH.
Të pranishëm në këtë takim ishin kreu i FRESSH Sarandë Eri Sulo, kryebashkiaku Adrian Gurma dhe deputeti Alket Hyseni.
“29 anëtarësime të reja për 29 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar?, struktura politike rinore më e sukseshme në historinë e demokracisë, më e organizuar, më trend, më cool?.
Sot ishim me Adin, Linditën dhe Asafin të ftuar nga Eri Sulo, Kryetari i FRESSH, në këtë aktivitet të bukur të 29 vjetorit të forumit?.
Gëzuar ditëlindjen FRESSH SARANDË!”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/