PD Sarandë fillon takimet me banorët: Tani do ju takojmë shpesh
Partia Demokratike e Sarandës nëpërmjet një statusi në facebook njofton se ka filluar takimet me qytetarët, takime të cilat sipas PD Sarandë o jenë të shpeshta me banorët e të gjitha Grup
Seksioneve të qytetit në ditët dhe javët në vijim.
STATUSI
Ditën e sotme, anëtarët e Grup Seksionit nr.7 të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga pjesëtarë të Forumit Rinor, kanë zhvilluar takime me banorët e këtij Grup Seksioni.
Problematikat dhe pakënaqësitë e banorëve janë të shumta nga keq qeverisja e viteve të fundit dhe zgjidhja e tyre do të jetë objektivi i Partisë Demokratike.
Takimet do jenë të shpeshta me banorët e të gjitha Grup Seksioneve të qytetit në ditët dhe javët në vijim, përfundon statusi në fb i PD Sarandë