Kaos në spitalin e Sarandës, pas skanerit nuk bëhen as grafi dhe skopi, qytetarët shkojnë tek privati
Sarandanews.com dje denoncoi rastin se në spitalin e Sarandës prej disa javësh nuk punon skaneri duke penguar vizitat për pacientët.
Pas lajmit të djeshëm, një tjetër denoncim nga qytetarët ka mbërritur në redaksinë e Sarandanews.com, ku bëhet me dije se nuk funksionojnë as grafia dhe skopia.
Ky kaos ka bërë që qytetarët të shkojnë tek privati, duke u detyruar të pagaujnë çmime të kripura për vizita që duhet ti kryenin në spitalin publik të Sarandës.
“Prsh Sarandanews.com, mir skaneri nuk punon se pash dhe njoftimin po grafi dhe skopin e pat qe kane muaj qe nuk punojn se meren vetem me skaner per pandemin.
Ne te tjeret qe kemi nevoj per grafi ngelem duke paguar nga 15 mij te privati te Intermedika.
Une kam 3 femij ju bera grafi me vajten 45 mij si mund te ket nje shpjegim nga kjo”, shkruan në mesazhin e tij një qytetar. /Sarandanews.com/
DENONCIMI/ Në spitalin e Sarandës prej javësh nuk punon skaneri