Ksamil, zaptuan tokën për të mbjellë ullinj, ndjekje penale për 2 persona
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht 2 shtetas banues në Ksamil.
Sipas njoftimit të Policisë, procedimi penal ka filluar pasi këta 2 shtetas kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri.
“specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit O. K., dhe S. Sh., banues në Ksamil, pasi kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri”, thuhet ne njoftimin e policise.