EMRAT/ Tre të arrestuar në Tepelenë, kishin gati për mbjellje kubikët me kanabis

Burime te sigurta nga vendngjarja konfirmojnë se janë arrestuar Albion Zhola nga fshati Veliqot, Klerian Gjinushi nga fshati Hormovë, dhe Eugen Xhebra ndërkohë janë shpallur ne kerkim Elidon Zhola dhe Besije Xhebra.

Ne banesat e ketyre personave, në fshatin Veliqot dhe Hormove janë zbuluar sasi kubikesh gati për mbjellje.

Operacioni u ndërmor mëngjesin e sotëm nga Komisariati i Policisë së Tepelenës në bashkëpunim me Policinë Vendore të Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi.