Pa kanalizime dhe gropa me baltë, ana tjetër e Ksamilit turistik
Gropat me ujë e rrugët e baltës mbizotërojnë këto ditë dimri në zonën turistike të Ksamilit, duke sjellë ankesa nga ana e banorëve të zonës.
“Një shit ë bie dhe shkon balta në gju. Është shumë e vështirë. Gjatë natës nuk klojmë dot se është problem i madh.”
Zonat periferike nuk kanë rrjet kanalizimesh, ndërsa menaxhimi i mbetjeve është një tjetër problem.
“I marrim me vete dhe i çojmë andej poshtë.”
Në verë kur popullsia disafishohet apo dimër qoftë, furnizimi me ujë mbetet problem.
“Një orë në ditë. Sidomos në behar është problem.”
Kjo është ana tjetër e një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara dhe më të shtrenjta, në jug të vendit.
Kujtojmë që bashkia ka nisur një plan masash ku investimi kryesorë është ai i ujësjellësit që pritet të mbarojë para sezonit turistik, duke eleminuar përfundimisht problemet me furnizimim me ujë.