Denaj dhe Gurma takime me biznesin në Sarandë: Falë përjashtimit nga Tatimi mbi Fitimin, lehtësojmë biznesin nga barra fiskale, japim mundësi të shtoni forcën punëtore
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Sarandës zhvilloi takime me disa biznese lokale, që kanë përfituar së fundmi nga lehtësitë fiskale të përjashtimit të TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimin.
Së bashku me kryebashkiakun Adrian Gurma, Denaj gjatë takimit me një prej bizneseve të zonës që operon në fushën e hotelerisë u shpreh se falë përjashtimit nga Tatimi mbi Fitimin, një masë mbështetëse e dhënë nga qeveria, Fredi synon t’i përdorë këto para për të shtuar punonjësit dhe për të rritur cilësinë e shërbimit për klientët e tij.
POSTIMI I ANILA DENAJ.
?TAKIME ME BIZNESIN NË QYTETIN E SARANDËS
??Fredi e ka filluar biznesin e tij familjar, që në vitin 2005, duke prodhuar produkte që i shërbejnë sektorit hotelier.?
? Së bashku më bashkëshorten e tij, ia ka dalë mbanë ta zhvillojë atë ditë pas ditë, me mund dhe sot të jetë i konsoliduar
✅Falë përjashtimit nga Tatimi mbi Fitimin, një masë mbështetëse e dhënë nga qeveria, Fredi, tashmë synon t’i përdorë këto para për të shtuar punonjësit dhe për të rritur cilësinë e shërbimit për klientët e tij.