Alket Hyseni takime intensive në lagjet e Sarandës: Do kemi fitore të sigurtë më 25 prill
Prej ditësh deputeti Alket Hyseni vijon intensivisht takimet në lagjet e Sarandë.
Fokusi është dëgjesat dhe zgjidhjet e problematikave të qytetarëve.
“Ishim bashkë me Adrianin në bastionin kryesor të PS, në Lagjen 4 të Sarandës, ose e quajtur Kodra e Kuqe e fitoreve tona.
Organizimi perfekt i këtij shtabi është garanci për një fitore spektakolare në këto 10 qendra votimi”
“Një bisedë me Kryetarin e Bashkisë Sarandë dhe miq në Lagjen “Baba Rexhepi”.
Ju shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e tyre të përhershme për PS dhe KM Edi Rama.
Halli i tyre kryesor, regjistrimi i shesheve të ndërtimit dhe legalizimi i shtëpive po bëhet realitet pas dhjetra vitesh përpjekje e zvarritjesh.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ndricimi publik, furnizimi me energji elektrike, ndërtimi i kendit të lojrave për fëmijë, etj. janë disa nga punët e bëra realitet,apo për tu bërë në vijim.
Vota e tyre për PS, të vetmen forcë që i bën realitet premtimet, është mjeti për përmirësimin e jetës.
PS, thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”
“Mëngjesi nisi me mbledhjen e Shtabit Elektoral të PS për fshatrat Gjashtë, Metoq dhe Shelegar. Bashkia ka transformuar infrastrukturën dhe vijon punën në rrugë, ndricim, kënde lojrash, kanale kulluese dhe vaditëse, etj.
Mbajtëm premtimin për rrugën hyrëse që kalon mes këtyre fshatrave, po përmbyllim legalizimet dhe do vijojmë me regjistrimin e tokës bujqësore aty ku akoma nuk është përfunduar.
Me punët e mira të qeverisë dhe pushtetit lokal, si dhe me organizimin e strukturave të fuqishme të PS, do të kemi një fitore të sigurtë dhe të thellë në zgjedhjet e 25 Prillit”, shprehet Hyseni.