Greqia njofton se hyrja e turistëve nuk do të kushtëzohet me certifikatën e vaksinimit
Pas Malit të Zi dhe Serbisë që kanë hequr masat kufizuese për lëvizjen duke eliminuar kërkesën për testin anti-CoVid-19, edhe Greqia njofton lehtësim masash.
Ministri grek, Haris Theoharis ka deklaruar se turistët që do të hyjnë këtë verë në Greqi nuk do të kenë nevojë për certifikatën e vaksinimit.
“Nuk do të ketë kërkesë për certifikatë vaksinimi në asnjë rrethanë”
tha ministri grek për Tv Skai.