FOTOT/ Bujar Leskaj nuk pyet për rregullat e covid, mbledh strukturat e PD-së në Borsh
Siç vihet re dhe në foto të postuar nga vetë kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës, Z.Bujar Leskaj, duket qartë grumbullimi mbi 10 persona, i cili nuk lejohet me ligj, por nuk respektohet as mbajtja e maskës.
Me sa duket kandidati demokrat Bujar Leskaj, nuk pyet as për ligj dhe as covid.
Për t’u theksuar, takimi në mbrëmjen e djeshme ishte në kuadrin e organizimit të strukturave demokrate të Njësisë Lukovë për zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit, i cili u mbajtë në Borsh.