SHIFRAT: Ja sa shkon në muaj paga e një deputeti

Paga e një deputeti të Parlamentit shqiptar fillon në 156 mijë lekë në muaj pa llogaritur përfitimet e tjera financiare, të cilat u jepen atyre për naftën që konsumojnë, faturat e telefonit, pjesëmarrjet në komisionet parlamentare apo dieta të ndryshme.

Por përtej benefiteve sa kohë gëzojnë mandatin, ligjvënësit shqiptar përfitojnë trajtime financiare edhe të paktën 3 vite më pas.

Kështu deputetët e opozitës, do vazhdojnë të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit edhe pse janë jashtë parlamentit.

Ligji për trajtimin financiar të tyre parashikon dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit.

Deputetët që kanë marr për herë të parë mandate në 2017, do të marrin gjysmë page pra rreth 80 mijë lekë për 18 muaj me radhë, ndërsa ata që kanë më shumë se 1 mandat deputeti, trajtimin e përfitojnë për 3 vite.

Tirananews.al sjell për lexuesit se sa lekë kanë marrë deputetët shqiptarë nga buxheti i shtetit.