Ruzhdi Kurtishaj mesazh falenderimi dhe urimi për Gurmën dhe qytetarët e Sarandës

Ruzhdi Kurtishaj, pronari i “Sharr Travel” që sjell një numër mjaft të madh turistësh nga Kosova për të pushuar në Sarandë dhe Ksamil, ka falenderuar kryebashkiakun Adrian Gurma.

Përmes një mesazhi, Kurtishaj falenderon Gurmën për urimin dhe thekson se Saranda dhe qytetarët e saj janë në mendjen dhe zemrat tona.

“I nderuar Kryetar i bashkisë së Sarandës z. Adrian Gurma, faleminderit për Urimin dhe kujdesin e treguar për festat e fundvitit.

Gjatë këtij viti u ballafaquam me probleme e sfida jo të lehta, por të bashkuar ja dolëm.
Shpresojë dhe urojë që Viti i Ri 2021, të na sjellë shëndet e mbarësi për të gjithë.

Saranda dhe qytetarët e saj janë në mendjen dhe zemrat tona.

Gëzuar 2021!”, përfundon Kurtishaj. /Sarandanews.com/