58 pacientë ndërrojnë jetë prej COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi
Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 942 raste të reja me koronavirus ndërkohë që 58 pacientë të infektuar kanë humbur jetën.
Sipas mediave greke 341 raste të reja u zbuluan në Atikë, ndjekur nga Selaniku me 170 raste.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 137918 në total.
Ndërkohë janë shënuar gjithsej 4788 humbje jete.
Mosha mesatare e jetëve të humbura është 79-vjeç prej të cilëve 95.5% kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese ose i përkasin grupmoshës 70 vjeç e lart.