7 dhe 8 Marsi, asnjë urim nga drejtuesit e PD Sarandë

7 dhe 8 Marsi janë dy data të rëndësishme, të cilat festohet çdo vit.

7 Marsi është Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Ndërsa 8 marsi, është një ditë për të festuar arritjet sociale dhe politike të gruas, por edhe për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën që edhe sot është aktuale në botë.

Siç ndodh gjithnjë, në këto dy data, shumë personalitete urojnë mësuesit dhe nënat.

Në rrethin e Sarandës kreu i Bashkisë, Adrian Gurma, Shaip Beqiri i Bashkisë Konispol si dhe Majlinda Qilimi e Delvinës etj, kanë përcjellë urimet e tyre për mësuesit dhe nënat.

Ajo që ka rënë në sy është mungesa e një urimi nga ana e PD-së së Sarandës.

Në një vëzhgim të kryer nga Sarandanews në profilet zyrtare të PD-së së Sarandës si dhe kreut të degës së kësaj partir Hariz Memës, nuk ka ende asnjë urim në shenjë respekti për mësuesit dhe nënat.

Të vetmet postime, janë ato të kryetarit Basha dhe eksponetëve të tjerë të PD-së.

Gjithsesi, ka ende kohë që drejtuesit e PD Sarandë të reflektojnë.

/Sarandanews/