Sarandë, 1 tjetër qytetar humb jetën nga koronavirusi

Një tjetër qytetar nga Saranda ka humbur sot jetën nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë në përditsimin e sotëm.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohe, në 24 orët e fundit në Sarandë u rregjistruan 17 raste të reja me Covid-19. /Sarandanews.com/