Kufizimet për fushatë, Ministria e Drejtësisë kërkon leje te KQZ për aktivitetin në Gjirokastër
Drejtësia është e para ministri e cila kërkon autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për një aktivitet publik në Gjirokastër ku parashikohet hapja e një zyre për ndihme juridike falas për gratë, të miturit apo edhe grupet ne nevoje.
Pas lejes së kërkuar do të jetë Kryekomisioneri i Zgjedhjeve i cili do te vlerësojë nëse kjo veprimtari është ne kushtet e ndalesës për tu transmetuar në media apo jo.
Pas miratimit të masave te reja bllokuese për përdorimin e aseteve shtetërore ne fushatën elektorale, ministrat, kryebashkiaket dhe Kryeministri e kane të detyrueshme të raportojnë aktivitetet e tyre publike 5 ditë para.
Ndalesa më shumë debatuar në Komisionin Rregullator është ajo e cila 4 muaj para zgjedhjeve nuk lejon partine ne pushtet të miratojë kontrata koncesionare te paplanifikuara, apo të reklamoje ne media dhënie të lejeve te legalizimit apo dokumenteve te pronësisë.
Në kushtet e Pandemisë partitë politike po vlerësojnë mundësitë e zhvillimit të fushatës elektorale edhe online. Për të shmangur rrezikun e përfshirjes së administratës shtetërore, këtyre të fundit u ndalohet pjesëmarrja ne veprimtari të karakterit politik përmes platformave elektronike kur ata janë në pune.
Në fushatë zgjedhore ndalohet marrja apo pushimi nga puna si dhe lëvizjet dhe transferimet ne detyre ne institucionet shtetërore. Përjashtim bëjnë vetëm lirimet nga detyra për shkelje ligjore.