Një buxhet që ka përparësi investimet, shërbimet, favorizimin e biznesit vendor, dhe turizmin
Projekti i Bashkisë për buxhetin e vitit 2021, mori miratimin e Këshillit Bashkiak, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit të këtij Këshilli.
Tradicionalisht shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit të ri, është mbajtur me prani të shtuar të publikut e media e dhe në një sallë të veçantë.
Kushtet e pazakonshme, të ardhura nga pandehur që vazhdon, kërkuan që edhe kjo mbledhje e rëndësisë së veçantë të mbahet online.
Pas votimit me shumë përgjegjësi, projekti u kthye në buxhet, mbi të cilin do të ngrihet tërë veprimtaria qeverisëse e Bashkisë së Sarandës.
Projekti i prezantuar u vlerësua dhe u votua, si një buxhet që ka përparësi investimet, shërbimet dhe favorizimin e biznesit vendor, me përparësi turizmin, që ka nevojë të mbështetet në ring rikthen e tij, pas mbijetesës në kushte pandemie.