Miratohet projekt buxheti i vitit 2021, Gurma: Buxhet ambicioz, mbështet biznesin në këtë periudhë të vështirë
Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Një nga vendimet kryesore ishte miratimi për projekt buxhetin e vitit 2021.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, shprehet se ky buxhet përmirëson funksionimin e administratës, cilësinë e shërbimeve publike si dhe garanton mbështetjen e bisneseve në këtë situatë jo të zakonshme.
POSTIMI I ADRIAN GURMËS.
Sapo miratuam në Këshillin Bashkiak,projekt buxhetin për vitin 2021,nje buxhet ambicioz që përmirëson funksionimin e administratës,cilësinë e shërbimeve publike si dhe garanton mbështetjen e bisneseve në këtë situatë jo të zakonshme.
Buxhet që synon:
? Konsolidimin e shërbimeve publike me :
Përmirësimin e manaxhimit të mbetjeve urbane.
Përmirësimin e rrjetit të ndriçimit publik dhe të hapësirave të gjelbra.
?Nxitjen e zhvillimit ekonomik për bisneset nëpërmjet lehtësimit fiskal,si dhe marrëveshjeve për afatet e pagesave në rastet e vështirësive financiare
?Ndërtimin e infrastrukturës moderne e bashkëkohore në shërbim të komunitetit dhe të turizmit.
?Avancimin e politikave sociale me përmirësimin e shërbimeve shoqërore,mbështetjen financiare dhe kujdesin për shtresat në nevojë.
Paraqitëm njē projekt buxhet të strukturuar në mënyrë të tillë që jo vetëm të tejkalojë vështirësitë dhe efektet e situatës së krijuar nga pandemia,por në të njējtën kohë të realizojë me sukses edhe objektivat e vendosuara nga qeverisja lokale.
Punë të mbarë në vijim?
/Sarandanews.com/