Sportisti nga Saranda, Enea Lapa shpallet kampion në “Brazilian Jiu Jitsu”
Enea Lapa, sportisti me orgjinë nga Saranda, i cili prej kohësh jeton dhe stërvitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sportin Brazilian “Jiu Jitsu”, ka arritur së fundi një sukses fantastik.
Lapa është shpallur kampion në Kansas Open.
Një sukses fantastik ky për Enea Lapan, i cili në podium ka shpalosur dhe flamurin shqiptar.
Enea Lapa me talentin dhe përkushtimin e tij synon që të arrijë majat e këtij sporti.
Jiu Jitsu është një nga artet marciale më të mira dhe më të hapura në Evropë dhe Amerikë. /Sarandanews/