FOTO LAJM/ Andrea Marto dhe Alket Hyseni nuk “ndahen” nga njëri tjetri në seancën e fundit të Kuvendit
Kuvendi ka mbyllur sot punimet për këtë sesion parlamentar ndërkohë që po afrojnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri.
Në dalje të godinës së Kuvendit deputetët janë përshëndetur me njëri-tjetrin, si dhe kanë shkëmbyer batuta dhe takime me grusht, siç e do rregullorja anti-Covid.
Siç e shohim nga këto foto, deputet që mbulojnë Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konsipolin, Alket Hyseni dhe Andrea Marto shoqërohen së bashku në nisje të seancës plenare.
Të dy deputetët respektojnë masat anti-Covid, duke mos e hequr për asnjë moment maskën mbrojtëse.