Atmosferë pozitive tek Butrinti, ekipi feston ditëlindjen e Andi Rugjit

Ditën e mërkurë Butrinti do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit.

Në orën 13:30 në stadiumin “Andon Lapa” ekipi i drejtuar nga tekniku Milto Gurma do të presë skuadrën e Maliqit.

Një duel direkt që pritet të dhurojë mjaft emocione pasi përballen dy ekipet pretendente për tu ngjitur në një Kategori më lartë.

Tek sarandiotët atmosfera në skuadër është mjaft e mirë dhe kjo u vu re dhe në seancën e ditës së sotme që u zhvilluar nën prozhektorë.

Të gjithë së bashku lojtarët kanë pozuar dhe festuar të bashkuar ditëlindjen e lojtarit Andi Rugji, që mbushi 30- vjeç. /Sarandanews.com/