“Covidi i ri”, Nga 24 dhjetori deri më 8 janar ora policore fillon në 20:30
Komiteti Teknik ka vendosur të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe, pas përhapjes së llojit të ri të COVID.
“Nisur nga rekomandime e vendorua për të kufizuar rriskun e përhapjes pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Nga 21 dhjetor deri në 6 janar.
Vendoset masa e karaninës së e detyrueshme për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe 14 ditë”, tha ministrja.
“Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve në përfundim të javës së 51 të epidemisë nga vlerësimi i kryer gjatë javëve të fundit ekziston nje 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur qëndrueshmëri. Përqindja e shtretëvece të zënë është 25.3 % ekspertët vlerësojnë se situata paraqet qëndrueshmeri duke treguar dhe impaktin e masave të marra por kjo situatë ka ende nevojë për vlerësim dinamik.
Pasi zbatimi i masave mbetet i rëndësishëm për përhapjen e virusit. Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gaditshmëri të plotë. Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që ëhstë shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytetet të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.
Duke qenë se jemi në një periudhë festash duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga data 24 dhjetor do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në oren 22:00 rikthehet me 5 janar.
Kufizim i aktiviteteit të restoranteve, Fast Food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar nga data 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithahstu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, ka thënë ajo.