Berteneshi i harruar në Sarandë, banorët kërkojnë investime
Me vetëm 45 minuta ujë në ditë dhe rrugët e baltës, banorët e fshatit Bertenesh thonë se janë të braktisur nga bashkia e Sarandës.
Ky është fshati Bertenesh në Sarandë. Banorët atje ndjehen të harruar.
“Jemi mos o Zot! Taksat i paguajmë të gjitha dhe asgjë nuk kemi.”
Brenda fshatit mbizotërojnë rrugët e baltës.
“Prej 14 vitesh kjo rrugë ka qenë.”
Banorët thonë se për mungesë të infrastrukturës në rast nevojë nuk u shkon as ambulanca.
“Kur sëmuremi marrim makinë, nuk vjen autoambulanca këtu te ne.”
Mungesa e ndriçimit e bën lëvizjen më të vështirë gjatë natës.
Furnizimi me uji vetëm 45 minuta në ditë është i pamjaftueshëm për banorët.
“Një orë vjen maksimumi.”
I ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, fshati ka potenciale turistike.
Por mungesa e shërbimeve thonë se i largon turistët.
“Kanë mallkuar veten. Kanë qëndruar makinat aty dhe janë kthyer mbrapsht, turistët e huaj dhe vizitorët vendas.”