FOTO/ Skandali në Delvinë, dalin pamjet e dhunës ndaj arbitrit

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht foto të arbitrit nga Vlora, Elis Pulaj, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në ndeshjen Delvina-Albpetroli, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.

Pulaj ka shkuar menjëherë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore. Siç shihet edhe nga pamjet, anësori Pulaj ka hematomë në pjesën e syrit. Pak minuta më parë ka bërë bjë reagim edhe policia lokale.

REAGIMI I POLICISË

Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.