Situata e pandemisë në Sarandë/ Drejtuesit vendorë raportojnë në komisionin e Shëndetësisë
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi sot një mbledhje online me përfaqësues të Bashkisë Sarandë lidhur me masat e marra në zbatim të Akteve Normative për pandeminë nga COVID-19.
Komisioni u informua mbi bashkëpunimin ndërisitucional mbi ecurinë e hetimit dhe gjurmimit epidemiologjik që nga fillimi i pandemisë, si dhe ndjekjen e rasteve me COVID-19 nga mjekët e familjes, dhe zbatimin e protokolleve COVID-19 në institucionet arsimore.
Për situatën në Sarandë, Prefekti Mirosh Brijani theksoi se momentalisht është e normalizuar krahasuar me atë të para disa ditëve.
Më tej ai foli për gjëndjen e shkollave të cilat po zbatojnë masat duke u mbështetur hartimin e rregulloreve të brendshme.
Edlira Bode, kordinatore e këtij takimi falenderoi pjesëmarrësit si dhe përfaqësuesit e OSBE për mbështetjen dhe ngriti si problematikë mungesën e një qendre shëndetësore në pikën e kalimit të Kakavijës.
Të ftuar të tjerë në takim folën gjithashtu lidhur me masat e marra në institucionet arsimore dhe ato shëndetësore, për zbatimin e protokollove të miratuara në Aktet Normative.