Astrit Patozi nis fushatën në Vlorë, i bashkohet ish deputeti Dashamir Tahiri

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka nisur takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Patozi ka zhvilluar takim me simpatizantët e Bindjes Demokratike nga qyteti i Vlorës.

“Ndryshimet e mëdha nisin gjithmonë nga Vlora”, shkruan Astrit Patozi në rrjetet sociale.

Siç shihet Bindjes Demokratike në Vlorë i është bashkuar dhe ish deputeti i PDIU-së dhe PD-së Dashamir Tahiri.

Tahiri pritet të jetë kandidat i Bindjes Demokratike për qarkun Vlorë. /Sarandanews.com/