Të rinjtë e PD Sarandë protestë në orën 18:00 në qendër të qytetit
Të rinjtë e PD Sarandë pritet të protestojnë sonte në orën 18:00 në qendër të qytetit.
Thirrja për protestë po bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Të rinjtë sarandjotë do të mbështesin kërkesat e protestuesve në vend për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, lirimin e protestuesve, ndaljen e dhunës policore dhe reformimin e policisë.