Stresi thirrje edhe të rinjve në Sarandë: Çohuni në protestë, t’i djegim shtëpinë Ramës
Me anë të një video mesazhi, Arkimed Lushaj premton se do të marrë pjesë në protestë që do të zhvillohet sot, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve në disa zona të vendit që të ngrihen.
Në mesazhin e tij, ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, të cilit i thotë të dorëzojë drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliun, në të kundërt shton se do t’i shkojnë në shtëpinë e tij në Surrel dhe do t’ia djegin.
“Shkodra zemra eme jeni ma të mirët, i bëj thirrje kukësit Shkodrës tropoja eme, çohuni sot o kurrë. Na jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjall e dek nuk e di, por na prisni në protesta sot do jem aty 100% mepremtimin që ja u thash, me djem prej Kosove dhe Maqedonie. Rezistoni sa të vijmë edhe na amaneti i zotit mos u dorëzoni. Vlora Saranda Shkodra Vlora, çohuni të tanë se do të vijmë sot.
Nëse Edi Rama se dorëzon Ardi Veliun mafiozin më të madh në histori të Shqipërisë e të policisë, nëse nuk e dorëzo ka për tu djeg edhe shtëpia jotë në Surrel.
Kaq po të them Edi Rama dorëzo Ardi Veliun se do të të vijmë në Surrel pasha kët zot”, thotë Stresi