Bashkia Delvinë fiton çmimin e “Praktikave të mira 2020”
Bashkia Delvinë është shpallur fituese e çmimit “Praktikave më të mirë 2020”.
“Ndihem e nderuar që Bashkia e Delvinës u përfaqësua denjësisht në Konkursin e Praktikave të Mira që tregon shembujt më të mirë të qeverisjes vendore në praktikë për edicionin e vitit 2020.
Projekti i Bashkisë Delvinë për përmirësimin e organizimit të brendshëm dhe procedurave të vendimmarrjes të Këshillit Bashkiak për trajtimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve dhe komunikimit me publikun e median dhe rritjen e transparencës, u shpall ndër më të mirët në vend.
Përgëzoj dhe ndihem krenare për punën e Këshillit Bashkiak dhe stafit të Bashkisë Delvinë!
Falenderoj Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si dhe mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim”, shkruan kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi.