Rama niset për në SHBA: Rrugës për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID
Kryeministri Rama ka njoftuar pak minuta më parë ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi.
Rrugës për në Shtetet e Bashkuara!”, shkruan Rama në Twitter.