Jo më çdo vit: Rama njofton ndryshimet tek kolaudimi i makinave
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje më kontrollin teknik të mjeteve që do të kryhet nga shteti, duke filluar nga janari i vitit 2021.
Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se mjetet e reja me 0 kilometra 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa mjetet e përdorur nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
ME NJË LAJM TË MIRË?
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
- Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
- Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
- Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
- Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
- Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
- Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR ???????
***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier.