Anëtari i Këshillit Bashkiak kërkon që Fredi Mërkuri të shpallet qytetar nderi i Sarandës

Anetari i Keshillit Bashkiak Jolio Dine ka kerkuar ne mbledhjen e sotme qe ish lojtari i Butrintit te shpallet qytetar nderi i Sarandes per kontributin qe ai ka dhene.

Merkuri u nda nga jeta pak dite me pare gjate nje ndeshje miqesore te veteraneve.

“I propozova sot Këshillit Bashkiak Sarandë të mbanim 1 minutë heshtje në nder të ish-futbollistit të “Butrinti”, Fredi Mërkuri.

Gjithashtu kërkova që Fredi Mërkuri të shpallet qytetar nderi apo në emër të tij Bashkia të organizojë aktivitet përkujtimor”, shkruan Jolio Dine.