Hyseni: Nga Prilli deri në Tetor, doganat e Qafë Botës dhe Portit të Sarandës, do të funksionojnë 24 orë
Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka njoftuar arritjen e marrveshjes me autoritetet doganore greke për hapjen natën me doganat e Qafë Botës dhe Portit të Sarandës.
Postimi i plotë i Alket Hysenit.
Nga 1 Prilli deri në 31 Tetor, dogana e Qafë Botës, ashtu si dogana në Portin e Sarandës, do të funksionojnë 24 orë pa ndërprerje.
Së bashku me Kristaq Kico, Ardian Gurma dhe Shuaip Beqiri, kryetarët e bashkive kufitare, negociuam me autoritetet doganore greke????????dhe shqiptare????????, për të arritur hapjen edhe natën të doganës, duke lehtësuar lëvizjen e lirë të banorëve të zonave kufitare dhe turistëve, pa kufizim kohor.
#ShqipëriaturistikeQëDuam????
/Sarandanews/