Delvinë, mjekët analizojnë situatën e pandemisë dhe planin e masave parandaluese

Në Delvinë është zhvilluar një takim me mjekët për të analizuar situatën e pandemisë dhe planin e masave parandaluese.

“Analiza e situatës së pandemisë si dhe masat parandaluese ndaj saj, ishin çështjet që u diskutuan në takimin e organizuar me mjekë dhe infermierë te Qendrës Shëndetësore Delvinë në prani te Drejtorit të Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor Parësor Z.Mariel Murati.

Kohët e fundit edhe në rajonin tonë fatkeqësisht janë shtuar rastet e infektimit me COVID-19.

Si kryetare e bashkisë Delvinë pata rastin të falenderoj nga zemra e t’u shpreh mirënjohjen time të gjithë mjekëve e infermierëve që kanë treguar dhe tregojnë gjithmonë kujdes maksimal në trajtimin e pacientëve të identifikuar me virusin e rrezikshëm.

Në respekt të punës dhe sakrificës së tyre, janë të lutur  të gjithë qytetarët të tregohen të kujdesshem e të respektojnë në maksimum rregullat e protokollit të sigurisë”, shkruan kryebashkiakja Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/