Në Konispol, në fabrikën ku prodhohet vaj ulliri cilësor
Ministri i Shtetit për Sipermarrjen, Eduard Shalsi, ka qenë në Konispol ku ka vizituar nga afër fabrikën e vajit të ullirit të vëllezëeve Goxha.
“Në skajin më jugor të Shqipërisë vizituam disa sipërmarrës, të cilët e kishin gjallëruar ndjeshëm zonën që ofronte për më tepër edhe një peizazh tërheqës dhe klimë të shëndetshme.
Shkëlqimi emigroi në Austri në fillim të viteve 99-të. Rikthehet pas pak vitesh (viti 1994) në vendlindje dhe fillon prodhimin e vajit të ullirit, që kishte qenë një dëshirë e tij e kahershme.
Pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi, në vitin 2019 Shkëlqimi dhe Arbeni, vëllezër të pasionuar, kryen një investim serioz duke instaluar linjën e re të prodhimit të teknologjisë gjermane me kapacitet përpunimi 20 kv/orë dhe me synimin që të vijojnë investimin për të rritur edhe më tej kapacitetet përpunuese.
Cilësia e lartë e ullinjve në këtë zonë të bekuar si dhe standardi i fabrikës së vëllezërve Goxha, bëjnë që produkti final, vaji i ullirit, të jetë i një cilësie shumë të lartë.
Ndonëse shumë gjëra ishin bërë në zonë gjatë këtyre viteve, rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike u shkaktonte probleme. Ndërkohë disa sugjerime të vlefshme mbi këtë industri i mbajtëm shënim për t’i diskutuar me autoritetet përkatëse”, shkruan Shalsi. /Sarandanews.com/