Rastet me koronavirus në Delvinë, bashkia dezinfekton institucionet vendore
Bashkia e Delvinës ka nisur sërish të dezinfektojë institucionet vendore, pas rasteve të fundit me koronavirus në këtë qytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiakja Majlinda Qilimi i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë sa më shumë rregullat për parandalimin e koronavirusit.
“Në këtë situatë pandemie Bashkia Delvinë është kujdesur që të kryejë rregullisht dezinfektimin e të gjitha institucioneve shkollore, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Duke qenë se rastet e prekjes nga virusi po shënojne rritje, janë të lutur të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikëri rregullat e protokollit të sigurisë.
Mbajtja e maskes si dhe respektimi i distancimit social, janë ndër masat kryesore që duhet të ndjekim për të shmangur prekjen nga virusi”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/