COVID-19 në Greqi: Brenda 24 orëve regjistrohen mijëra raste të reja dhe 38 viktima

Greqia ka patur një rënie të rasteve pozitive me koronavirus pasi brenda 24 orëve janë raportuar 2,835 raste të reja dhe 38 persona kanë humbur jetën.

Në krahasim me ditën e djeshme ku vendi regjistroi 3,038 persona të infektuar dhe po 38 viktima. Autoritetet shëndetësore në Greqi raportojnë se janë shëruar 370 pacientëve në 24 orë.

Qytetet me shifrën më të lartë të rasteve pozitive janë Selaniku me 766 raste të reja dhe Atika me 612 raste të reja.

Totali të infektuarve me COVID-19 në Greqi që prej fillimit të pandemisë ka kapur shifrën e 75,345 rasteve pozitive ku dhe kanë humbur jetën 1,073 persona.

Ndërkohë, shifrat në Maqedoninë e Veriut kanë patur një rritje të vogël pasi janë regjistruar nga 3,353 testime, 1168 raste të reja dhe 18 viktima. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve janë shëruar 692 pacientë të infektuar me koronavirus.

Qyteti më i prekur në Maqedoninë e Veriut është Shkupi, me 513 raste të reja. Kujtojmë se totali i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka kapur shifrën e 46,062 rasteve ku dhe kanë humbur jetën 1,281 njerëz.