Kryebashkiaku Gurma, dëgjesë publike me banorët e Lagjes Nr. 1
Dëgjesa e radhës me qytetarët për Paketën Fiskale, Projekt-Buxhetin dhe investimet për 2021 u zhvillua me banorët e Lagjes Nr. 1 në Sarandë.
Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma bëri përpara tyre një panoramë të punëve të realizuara gjatë vitit 2020, duke nënvizuar se kjo lagje e ka merituar këtë vëmendje.
Kryebashkiaku Gurma kërkoi të dëgjohen qytetarët për ato që janë bërë e për ato që ata i gjykojnë prioritare për t’u bërë, duke ndihmuar kështu në planifikimin sa më të drejtë të investimeve të vitit që vjen.
Në rrjetet sociale Adrian Gurma shkruan:
“Degjesë publike me biznese dhe banorë të lagjes nr 1 Sarandë mbi Paketën Fiskale,investimet dhe hartimin e Projekt-Buxhetit për vitin 2021”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/