SHIFRAT/ Si u kthye Saranda në zonë të kuqe
Përhapja e virusit COVID-19 në Shqipëri po vijon me ritme të larta, duke marrë dhe shumë jetë njerzish.
Kjo ka bërë që qeveria shqiptare të marrë disa masa kufizuese për parandalimin e koronavirusit, duke vendosur që nga ora 22:00 deri në orën 06:00, të ndalojë qarkullimin dhe mbyllë restorantet dhe baret.
Gjithashtu, komiteti i eksperteve pak ditë më parë në një konferencë për shtyp bëri publike dhe hartën e qyteteve me zonë të kuqe dhe të verdhë.
Saranda cilësohej zonë e kuqe për shkak se numri i rasteve me COVID-19 ka qenë i lartë gjatë javëve të fundit.
Në një vëzhgëim të kryer nga Sarandaneës.com që nga fillimi i muajit nëntor, rastet më koronavirus në Sarandë kanë ardhur në rritje.
Plot 71 infektime ka pasur në këto dy javë e gjysëm në Sarandë, duke e shëndërruar qytetin në një zonë të kuqe.
Institucionet vendore kanë kërkuar nga ana e qytetarëve që të respektojnë maksimalisht rregullat për të ndalur përhapjen e virusit.
Këtë të enjte në Sarandë rezultuan pozitiv me koronavirus 9 qytetarë. /Sarandanews.com/