Koronavirusi hyn dhe në Gjykatën e Sarandës: Pezullohen gjykimet e çështjeve
Sarandë- Duke qenë para faktit se dy punonjës në Gjykatën e Sarandës kanë paraqitur simptoma klinike të Covid19 si dhe vlerësimit të Shefit të Sherbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Sarandë, Miltjadh Condi, u vendos:
1. Pezullimi i veprimtarisë gjyqësore për një periudhë dy javore duke filluar që nga data 12 nëntor 2020.
2.Dezinfektimin e ambjenteve të Gjykatës.
3. Marrjen e mostrave të të gjithë punonjësve. Për rrjedhojë nisur nga këto kushte të krijuara Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë vendosi:
1. Pezullimin e veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkak të situatës së krijuar nga infektimi i punonjësve me virusin Covid19 për një periudhë të pacaktuar duke filluar nga data 11.11. 2020 deri në një vendim të dytë, me përjashtim të veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore që lidhen me cështje të natyrës së ngutshme ( cështje penale dhe civile për të cilat dispozitat proceduriale parashikojnë se duhet vendosur brenda 14 ditëve nga regjistrimi i cështjes në Gjykatë)si dhe për cështje penale në të cilat afatet e paraburgimit janë në përfundim.
2. Përvec rasteve përjashtimore seancat e gjykimeve do të anulohen nga sekretaret gjyqësore dhe do të bëhet planifikimi i ri në datën dhe orën e urdhëruar nga gjyqtari.
3. Përvec rasteve përjashtimore procedurat e shortit të zakonshëm do të pezullohen dhe do të shirtohen vetëm rastet urgjente.
4. Sekretarja e gatshme do të bëjë pranimin dhe regjistrimin në regjistrat fizikë të të cdo akti që depozitohet në Gjykatë në lidhje me cështje të natyrës së ngutshme.
5. Në rastet kur gjyqtari i planifikuar ka pengesë ligjore për gjykimin e rastit urgjent të njoftojë zëvendëskryetarin për shkakun dhe në rast të justifikuar zëvendësohet me gjyqtarin pasardhës në urdhër, i cili do të njoftohet nëpërmjet kancelarit dhe në mungesë të tij nga sekretarja e gatshme.
6. Kur mungon sekretarja e gjyqtarit të gatshëm ajo do të njoftojë zëvendëskryetaren për shkakun e mungesës dhe do të zëvendësohet nga sekretarja e gjyqtarit pasardhës në grafik.
7. Rinisja e plotë e veprimtarisë gjyqësore do të njoftohet në vijim.