Konispoli në zi, ndahen nga jeta dy mësueset e njohura
Konispoli është zgjuar këtë të premte me dy lajme të këqija, pasi dy mësuese te njohura janë ndarë nga jeta.
Zurha Murtaj 79- vjeç3 dhe Esma Gjinika 66- vjeçe u ndanë sot nga jeta.
“Lajmi për ndarjen nga jeta e dy ish mësueseve të nderuara ZURHA MURTAJ në moshën 79-vjeçare dhe ESMA GJINIKA në moshën 66-vjeçare ,na trishtoi të gjithëve sot.
Humbja e figurave të nderuara të arsimit që dhanë aq shumë për të edukuar breza të tërë ,është një lajm i hidhur jo vetëm për ish nxënësit por për të gjithë komunitetin ku ato shërbyen.
Gjurmët që lanë ndër breza me punën shumëvjeçare dhe përkushtimin do të përjetësojë figurën dhe emrin e tyre.
Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit”, thuhet në njoftimin e bashkisë Konispol. /Sarandanews.com/