Koronavirusi përhapet në Gjykatën e Vlorës
Pas mbylljes së dy kopshteve në zonën e Vlorës, pasi disa edukatore rezultuan të prekura me koronavirus, pandemia ka prekur një tjetër institucion të rëndësishëm të qytetit bregdetar.
Burimet bëjnë me dije se dy gjyqtarë të Gjykatës së Vlorës kanë rezultuar pozitivë për virusin Sars-Cov-2, ndërkohë që 4 të tjerë kanë shfaqur simptoma.
Gjithashtu, 4 anëtarë të tjerë të stafit i janë nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të përgjigjes.
Gjykata nuk është mbyllur ende, por raportohet të ketë shtyrje të disa seancave të parashikuara.