FOTOT/ Vijon puna për ngritjen e infrastukturës së kanaleve kulluese në fushën e Vurgut
Në fushën e Vurgut të bashkisë së Sarandës po vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese me qëllim shmangien e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.
Kryetari i bashkisë, Adrian Gurma ka publikuar pamjet nga puna që po kryhet në këtë drejtim ndërsa ka thënë se ky është një tjetër premtim i mbajtur që i vjen në ndihmë fermerëve.
“Vazhdon puna për ngritjen e infrastukturës së kanaleve kulluese në fushën e Vurgut.
Premtim i mbajtur ndaj fermerëve
Ecim”, shprehet Gurma. /Sarandanews.com/