“Helenizmi është një dhe i pandarë”/ Zv. ministri i Jashtëm grek nga Bularati: Nuk do të jeni kurrë vetëm
Sot në Bularat të Gjirokastrës ishte i pranishëm zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili mbajti një fjalim me rastin e festës kombëtare.
Në fjalën e tij, Kostas Vllasis garantoi komunitetin grek në Shqipëri se asnjëherë nuk do të jenë vetëm dhe se qeveria e kryeministrit Mitsotakis është dhe do të jetë pranë tyre.
“Jam sot këtu t’ju përcjell dashurinë e pakufizuar dhe mbështetjen e shtetit grek. Nuk jeni vetëm. Nuk do të jeni kurrë vetëm. Grekët kudo që janë kanë vëmendjen e tyre të kthyer tek ju. Helenizmi është një dhe i pandarë. Këtu dhe shumë shekuj populli ynë ka mësuar të luftojë për ruajtën e identitetit, të gjuhës, të besimit Ortodoks dhe të traditave të tij. Për të gjitha këto që na bëjnë Grekë. Të jeni të bindur se qeveria greke dhe Kryeministri Mitsotakis ishin dhe dot ë jenë pranë jush”, tha Vllasis.
Një mesazh kishte edhe për Turqinë, për të cilën tha se ka zgjedhur rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare. Sipas tij, Turqia është bërë faktor destabilues.
“Është edhe përballimi i përditshëm i qëndrimit provokues, pothuajse armiqësor do të thoja, të një fqinji arrogant, Turqisë. Turqia ka zgjedhur të kalojë në rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare, në rrugën e kërcënimeve dhe shantazheve. Është shndërruar në një faktor i përhershëm tensionesh dhe destabilizimi i fqinjësisë sonë dhe më gjerë. Një shkaktar i vërtetë trazirash ndërkombëtare”, u shpreh zv/ministri.