Vëllai i shqiptares së zhdukur në Greqi ngre dyshime: Ka ndodhur diçka që e ka tronditur. Ja SMS që mora nga…
Kërkimet për 19-vjeçaren shqiptare Artemis Vasili, të zhdukur në Greqi, vijojnë pa u ndalur. Babai i saj ka folur për median greke Mega duke thënë se po kërkojnë kudo, ndonëse pa rezultat.
“Lutemi që vajza jonë të kthehet dhe gjithçka të jetë si më parë. Personi i fundit që e pa atë ishte dhëndri im. Që nga ai moment kemi humbur çdo kontakt. Dimë që i dashuri i saj e bllokoi në Facebook dhe nuk donte që të vazhdonin më bashkë. Kjo e shqetësoi atë. Por deri aty sa të zhduket, kjo na befasoi të gjithëve. Duhet të ketë ndodhur diçka tjetër që e tronditi… “, shprehet ai.
Ndërsa vëllai i 19-vjeçares apelon këdo që di diçka rreth saj të kontaktojë autoritetet ose vetë ata.
“Unë i kisha dërguar një mesazh shokut të saj, por ai nuk bashkëpunoi me mua në fillim, më bllokoi. Pastaj më tha se ata nuk kishin folur prej dy muajsh, nuk e di nëse ajo që ai më tha është e vërtetë.”