Festimet për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, Astrit Aliaj takohet me Tërmet Peçin
Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi masat organizative që do të merren në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në qarkun Gjirokastër me rastin e festimit të 100-vjetorit të Luftës të Vlorës.
“Në kuadrin e aktiviteteve që do të zhvillohen për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, nënprefektin z. Avni Lala dhe profesorin nga Universiteti “Eqrem Çabej” z. Shyqyr Hysi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi masat organizative që do të merren në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në qarkun Gjirokastër me rastin e festimit të 100-vjetorit të Luftës të Vlorës.
Në këtë kuadër, do të zhvillohet në datën 13 mars një takim me grupin e punës që do të organizojë këto aktivitete, të cilat do të kulmojnë me datën 21 qershor me zhvillimin e konferencës shkencore me temë “Kontributi i Prefekturës Gjirokastër në Luftën e Vlorës në vitin 1920” nën kujdesin e veçantë të institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër, Bashkitë e qarkut dhe universiteti “Eqrem Çabej”.
Në fjalën e tij, Aliaj theksoi rёndёsinё e organizimit të këtyre aktiviteteve dhe kërkoi angazhimin maksimal të bashkive të qarkut Gjirokastër për zhvillimin e konferencës shkencore me qëllim evidentimin e vlerave historike që qarku ynë ka dhënë në Luftën e Vlorës”, thuhet në njoftimin e perfektit të qarkut Gjirokastër. /Sarandanews/