Rriten shifrat në Greqi, 865 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, gjashtë të vdekur
Rriten shifrat nga COVID-19 në Greqi. Autoritetet greke publikuan sot 865 raste të teja të koronavirusit në vend.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 27334.
Numri i pacientëve që trajtohen të intubuar është 86, ndërsa 265 pacientë janë liruar nga ICU.
Sot janë publikuar edhe gjashtë vdekje të tjera duke shkuar në 534 vdekje gjithsej në vend.
Tre ditët e fundit, Greqia ka pasur shtim të rasteve me COVID-19 me rreth 200 të prekur. Dje ishin 667 raste të reja dhe Athina me numrin më të lartë.