Rama flet sërish për aeroportin e Sarandës: Ja kur do nis
Në një konferencë për gazetarët, me në fokus ekonominë, Rama preku edhe garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Sarandës.
Kryeministri shtoi se Shqipëria tashmë do të ketë katër aeroporte dhe se gara për atë të Vlorës është ndërprerë për shkak të pandemisë.
“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të.
Po përpiqemi që të çajmë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportin të Vlorës.
Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë.
Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës,”- tha Rama ndër të tjera.