FOTOT nga PAPARAZZI: Alket Hyseni “mahnitet” nga këpucët e Damian Gjiknurit, stili ‘kalon’ edhe për Fate Veliajn (MODA NË KUVEND)
Deputetët socialistë kanë rënë shpesh herë në sy për stilin e tyre të veshjes.
Kësaj here Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni, ndajnë bashkë pasionin për veshjet dhe e kanë shfaqur hapur gjatë seancës plenare.
Këtë të hënë në Parlament, Hyseni ka parë gjatë këpucët e Gjiknurit, mesa duket kanë qenë të bukura për shijen e tij.